PDK-ja në Podujevë lëshon seancën, ja arsyet

E publikuar: 01/06/2015 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i këshilltarëve të PDK-së, dega në Podujevë, ka treguar arsyet se pse i ka lëshuar punimet e seancës së tetë të Asamblesë Komunale të ditës së sotme.

Përmes një komunikate për media, ky grup ka bërë të ditur se ka konstatuar se është shkelur ligji për vetëqeverisjen lokale.

“Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës duhet të njoftohen paraprakisht me shkrim ashtu siç kërkohet 7 (shtatë)ditë pune para mbajtjes së mbledhjes dhe të dërgohen materialet e mbledhjes, si dhe të dhënat tjera që mund të përcaktohen me statut ose rregullore të punës.
Neni 43.5 Njoftimet nga paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni gjithashtu t’i dërgohen Ministrisë përgjegjëse për Qeverisje lokale”, sqaron komunikata.

Si pakënaqësi tjetër është marre edhe çështja për ngritjen e Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike për Banim sh.a Podujevë në përbërje nga 3 anëtarë, ku subjekti politik LDK me tendencë që të politizoj njëanshëm edhe këtë komision ka vendosur që kjo përbërje e komisionit të jetë vetëm nga LDK-ja.

“Në këtë komision të përbërë nga tre anëtarë, dy është dashur të vendosen nga Kuvendi në përbërje të subjekteve politike përfaqësuese në Kuvend. Kërkesa nga grupi i PDK-së dhe VV-së ishte që një anëtarë i këtij komisioni të jetë nga radhët e subjekteve opozitare”, thuhet në komunikatë.

“Pasi që kryesuesi i Kuvendit Mehmet Gashi nuk mori parasysh kërkesën e opozitës PDK dhe VV-lëshuan seancën, kurse LDK pa pjesëmarrjen e subjekteve opozitare në këtë Kuvend, në mënyrë të njëanshme ka vazhduar seancën edhe pse kishte shkelje ligjore nga ana e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Podujevë”, përfundon komunikata./Indeksonline/