PDK akuzon Vetëvendosjen për sulmin mbi anëtarin e saj Jakup Sabedini

E publikuar: 29/10/2019 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dega e Partisë Demokratike në Ferizaj kanë akuzuar aktivistët e Vetëvendosjes në këtë qytet se kanë rrahur Jakup Sabedinin veprimtar i kësaj partie.

Përmes Facebook-ut dega e PDK-së në Ferizaj ka postuar një fotografi ku shihet i përgjakur anëtari i PDK-së Jakup Sabedini për të cilin pretendojnë se është rrahur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas PDK-së, Sabedini është rrahur ditën e shtunë nga aktivistë të Vetëvendosjes në Ferizaj.

“Fatkeqësisht, të shtunën, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, sulmuan aktivistin e devotshëm politik të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dhe humanistin shembull të qytetit tonë, Jakup Sabedini, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku ofrimi i shërbimeve urgjente mjekësore ishte i pashmangshëm. Rasti është raportuar menjëherë tek organet e sigurisë, porse deri më tani, nuk ka asnjë veprim që do ta ndriçonte rastin në plotni”, thuhet në një shkrim të degës së PDK-së në Ferizaj./Express/