Pasojat e taksës

E publikuar: 12/02/2019 07:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë në veprim masat e paralajmëruara për shkak të mospezullimit të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Pas mosdhënies së vizës kryeministrit Haradinaj për të udhëtuar në SHBA për Lutjet e Mëngjesit, një gjeneral i lartë amerikan anuloi vizitën e caktuar më herët, në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë.

Këto masa pritet të përshkallëzojnë nëse Qeveria i reziston vendimit për pezullimin e taksës, shkruan sot Koha Ditore.

Pasojat do t’i ndiejë Forca e Sigurisë, e cila ka nisur procesin e transformimit në Ushtri. Pas këtij zhvillimi, të hënën janë mbledhur liderët institucionalë. Takimin e ka dominuar kërkesa e Veselit dhe Thaçit drejtuar kryeministrit për ta hequr taksën, në mënyrë që t’i jepet shans marrëveshjes me Serbinë. Por kryeministri Haradinaj nuk ka dhënë shenja zmbrapsjeje. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.