Pasi talli Griezmannin me festimin e golit, Ramos pëlqen një postim tallës në Instagram për Atleticon

E publikuar: 10/02/2019 01:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi fitoi ndaj Atletico Madridit në Wanda Metropolitano me rezultat 1-3 në La Liga.

Golin e dytë në takim erdhi nga Sergio Ramos (42′) nga pika e bardhë, ky ishte goli i gjashtë në kampionat për mbrojtësin.

Por, për 32-vjeçarin vazhdon të flitet edhe pas derbit kjo pasi ai te festa e golit bëri një imitim tallës për Antoine Griezmann.

Kjo nuk ishte e gjitha nga spanjolli, ai pas ndeshjesh ka pëlqyer në Instagram një fotografi ku shikohet ai duke ushqyer ‘foshnjën Atletico’ pas humbjes.

Sergio Ramos duke festuar golin e tij ndaj Atletico Madridit në Wanda Metropolitano (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ndërsa në përshkrimin e imazhit shkruhej: “Vetëm merre L (L i referohet humbjes, por edhe festimit të Griezmann)”.

Ramos është një nga lojtarët më të urryer nga tifozët e Atleticos, por një nga më të dashurit për Los Blancos.

Përveç gashtë golave në La Liga këtë sezon mbrojtësi spanjoll ka shënuar edhe pesë gola tjerë në gara jashtë kampionatit. /Telegrafi/