Pas Turit edhe Orinda mendon largimin nga ‘Vizion Plus’

E publikuar: 25/04/2018 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por duket se dyshja nuk mund të qëndrojnë larg njëri tjetrit, për këtë arsye ata mund të largohen të dy drejt ‘Klan Plusit’. Para pak ditësh në media qarkulloi lajmi se Turian Hyska do të marrë postin e  Drejtorit Ekzekutiv në këtë televizion duke u larguar në këtë mënyrë nga ‘Vizion Plusi’. Por duket se këto hapa do t’i ndjekë edhe bashkëshortja e tij Orinda Huta.

Burime për “Iconstyle.al” pranë “Vizion Plus” tregojnë se Orinda Huta po mendon të braktisë televizionin ku punon prej nëntë vitesh. Thuhet se Orinda do t’i bashkohet Turjan Hyskës në “Klan”, por ende nuk dihet se cili do të jetë projekti i saj në këtë televizion. /revistawho.com