Pas takimit me LVV’në, Lutfi Haziri për Infosot: Vazhdojmë me bisedime

E publikuar: 27/01/2020 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Takimi ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe pse ka përfunduar pa nënshkrimin e marrëveshjes, nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri për gazetën onlinë Infosot, ka thënë se nuk është gjithçka përfundintare do të vazhdohet me bisedime.

I pyetur se çka u arritë sot në këtë takim, Haziri ka thënë shkurt se nuk ka diçka konkrete që çonë drejtë nënshkrimit të koalicionit.

” As sot nuk kemi diçka që e kemi pritur sa i përket koalicionit me LVV. Vazhdojmë me bisedime”, ka thënë Lutfi Haziri.

Kujtojmë si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit, po bisedojnë LVV dhe LDK por nuk po pajtohen për ndarjen e posteve institucionale që i ka Kosova.