Pas suksesit të “Jake Jake”, Dhurata Dora sjell befasinë e radhës

E publikuar: 18/07/2018 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Jake Jake”, është kënga e fundit e Dhurata Dorës.
Kjo këngë e saj u prit tejet mirë nga publiku dhe fansat ku tashmë ka marrë mbi 8 milionë klikime në Youtube.

Kurse tani, Dhurata ka nis xhirimet e klipit të ri në të cilin shfaqet shumë seksi dhe mjaft në formë teksa ndryshon edhe stilin e flokëve.

“Është vajza e keqe”, ka shkruar ajo edhe pse nuk ka treguar asgjë rreth këtij projekti.

Dhurata vazhdon të jetë aktive edhe në koncerte të ndryshme, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.