Pas miellit, Kosova vendos taksë edhe për blloqet ndërtimore nga Serbia

E publikuar: 28/12/2017 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vendosjes së taksës për miellin që po importohet nga Serbia, Kosova i është revanshuar këtij vendi edhe me një vendim të ri.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë vendim të enjten që t’u vendoset taksa prej 2 centësh për blloqe që importohen nga Serbia në Kosovë.

Vendimi është marrë pasi kompanitë që sjellin këtë material ndërtimor kanë shkelur Ligjin Antidamping.

Kjo ministri ka disa muaj që është duke i hetuar ankesat e ardhura në adresë të saj rreth shkeljes së këtij ligji./Koha.net/