Pas martesës, Besniku planifikon diçka tjetër

E publikuar: 12/10/2017 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besniku dhe e fejuara e tij Lolita Begolli, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në prani të familjarëve, miqve e shumë fytyrave të njohura publike, transmeton Gazeta Express. 

E pas disa ditëve pushim së bashku me bashkëshorten, Besniku tashmë i është kthyer normalitetit. 

Sipas një fotografie që ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram duket se së shpejti do të publikojë ndonjë projekt të ri për fansat e tij.

Në këtë fotografi ai shihet në studion e tij teksa punon në këngën e tij më të re.

Kujtojmë se , “Balkanbooty” është kënga e fundit nga grupi NRG Band e publikuar disa muaj më parë./Gazeta Express/