Parada ushtarake serbe udhëhiqet nga gjenerali serb i dënuar për krime lufte, vjen reagimi i SHBA-së

E publikuar: 10/05/2019 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parada ushtarake e Serbisë që është mbajtur sot në Nish, është udhëhequr nga gjenerali serb, Vladimir Lazareviç, ish-komandant i armatës së tretë që ka vepruar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë në Prishtinë,transmeton Express.

Lazareviç është dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet për krime kundër njerëzimit, për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe për trajtime çnjerëzore.

Në këtë paradë ushtarake madje Lazareviçit i ishte dhënë edhe një fjalë rasti, ku kishte thurur lavde për triumfin e Serbisë, kundër shteteve të cilat tashmë edhe kanë krijuar paktin e NATO-s.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott.

Ai një vendim të tillë të autoriteteve serbe e ka quajtur një trup të madh.

“Është një turp që një i dënuar për krime lufte të marshoj përpara atyre të cilët tregojnë respekt ndaj aleatëve të cilët vdiqën duke luftuar për paqe dhe drejtësi në Evropë. Dita e Evropës- Vlerat Evropiane”, ka shkruar Scott në profilin e tij zyrtar në Twitter.