Paraburgim për zyrtarin e Bankës Qendrore i dyshuar për falsifikim të diplomës

E publikuar: 24/11/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

30 ditë paraburgim ia ka caktuar Gjykata, Agron Ramadanit, zyrtar i Bankës Qendrore të Kosovës, i arrestuar dje nga Polici anën dyshimet për falsifikim të dokumentit të shkollës së mesme.
KALLXO.com merr vesh se Ramadani ka dalë sot para gjykatës, ku i është caktuar masa e sigurisë prej 30 ditësh paraburgim.

Ai u arrestua të premten nga Polica në dyshohet për falsifikim.

Ramadani është shef i Divizionit për Rishqyrtimin e Ankesave në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Është arrestuar Agron Ramadanit, Shef i Divizionit për Rishqyrtim dhe Ankesa në Bankën Qendrore të Kosovës.