Paqe në derbin e Ballkanit

E publikuar: 26/02/2017 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjilani dhe Drita kanë lujatur baraz në derbin e Ballkanit të njohur si “El Anamorava” të zhvilluar sot në stadiumit Agim Ramadani në Gjilan.

Që nga oret e para të megjëgjesit rrugët e qytetit të Gjilanit ishin të mbushur me shikues. Rrugëve, kafeneve, kudo ishte vetem një tem, ajo e super derbit Gjilani Drita. E shkallët e stadiumit u mbushën 1 orë para se ndeshja të fillojë. Mbi 9 mijë shikues në stadium, mbi 1 mijë shikues gjëten vend në objektin që po ndertohet afër stadiumit në pa mundesi për të gjetur vend në shkallët e stadiumit Agim Ramadani. Shumë shikues mbetën jashtë, e me mijëra e përcollen nëpër kafenet e qytetit përmes Tv-së, transmeton infosot.com.

E kur ndeshja filloi Skiferat e Inetelktualet zbuluan konografit e tyre. Ndeshja nisi keq për Dritën pasi që pas një gabimi në mbrojtje, Haxhimusa shënoi për Gjilanin për ta dhezur atmosferen në kampin e Skiferave. Vendasit në epërsi, Intelektualët në heshtje. Pjesa e parë nuk ishte e vecant me reste por kjo nuk i ndali tifozet, nuk u ndalën së kënduari për skuadrën e zemrës. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.(1-0)

E pjesa e dytë ishte pak më me shumë reste. Gjilani që po peërqëndrohej në mes të fushës e Drita që herë pas here rrzeikonte me gjysmë reste por pa sukses. Por kur të gjithë po prisnin fishellimen e gjygjtarit, Livoreka i Dritës 10 sekonda para fundit barazoi shifrat në 1-1. Skiferat në fund të hutuar e mysafirët në festë.Një gjë është e sigurtë, ky derbi u mbyll në fushë por jo në tribuna.

Se cka kanë përgaditur Skiferat e Intelektualët në ditët e netët në vazhdhdim mbetet të shihet. Një gjë është mëse e sigurtë se pavarsisht rezultatit të barabartë, këto dy skuadra bashkë me tifozë janë hjeshia e sportit mbar shqiptar.

/Lulzim Ademi/