Paqartësi për statusin e marrëdhënieve tregëtare SHBA-Kinë

06.12.2018 03:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Paqartësi për statusin e marrëdhënieve tregëtare SHBA-Kinë

Mesazhet kontradiktore nga Shtëpia e Bardhë lidhur me një përparim të mundshëm në mosmarrëveshjet tregëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, lidhur me një heshtje relative nga ana e Pekinit, i kanë lënë shumë ligjvënës amerikanë të pasigurt se ku saktësisht qendrojnë këto marrëdhënie mes dy gjigantëve ekonomikë.

Për ditë të tëra, Presidenti Donald Trump ka ngritur lart marrëveshjet që ai tha se arriti me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në takimin e nivelit të lartë të G 20-s në Argjentinë, nga një shtyrje prej 90 ditësh për shtimin e tarifave ndaj eksporteve të njëri-tjetrit, tek një angazhim kinez për të blerë prodhime bujqësore amerikane, e deri tek një pakësim taksash kineze ndaj automjeteve amerikane.

Senatori nga Virxhinia Mark Warner tha se nuk do të habitej nëse zoti Trump po i sajonte ato që thotë, thjesht për të gjeneruar për të paktën një ditë me lajme pozitive për të.

Kryekëshilltari ekonomik i Presidentit Trump, Larry Kudlow e mbështet pretendimin e presidentit për një marrëdhënie të mirë me presidentin Xi, por ai shton se përgatitjet janë bërë për marrëveshjen tregëtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Nuk dua t’ju shkurajoj, por Kina i diskutoi këto tema me Shtetet e Bashkuara shumë herë gjatë viteve dhe rezultatet nuk kanë qenë shumë pozitive. Këtë radhë, siç e thashë, kam shpresa se po bëjmë shumë më tepër se ç’është bërë ndonjëherë më parë. Ata po bashkëpunojnë më shumë se kurrë ndonjëherë më parë”, tha ai.

Zyrtarët kinezë nuk kanë konfirmuar detaje për ndonjë përparim lidhur me tregëtinë dhe nuk kanë bërë deri tani komente publike.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për aksidentin

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për aksidentin

Policia arreston dy persona për punim të temave të diplomave

Policia arreston dy persona për punim të temave të diplomave

Haradinaj: I tronditur nga tragjedia e sotme në Gjilan, qeveria e gatshme për t’ju ofruar ndihmë

Haradinaj: I tronditur nga tragjedia e sotme në Gjilan, qeveria e gatshme për t’ju ofruar ndihmë

Pas tragjedisë së rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë

Pas tragjedisë së rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë

Shtetet e BE-së nuk e fusin Arabinë Saudite në listë të zezë për shpërlarje parash

Shtetet e BE-së nuk e fusin Arabinë Saudite në listë të zezë për shpërlarje parash

Flasin dëshmitarët e aksidentit në Gjilan, thonë se ishte sulm i qëllimshëm

Flasin dëshmitarët e aksidentit në Gjilan, thonë se ishte sulm i qëllimshëm

Mbahet takimi informues me bizneset prodhuese të Drenasit

Mbahet takimi informues me bizneset prodhuese të Drenasit

Një i vdekur dhe 10 të lënduar nga aksidenti në Gjilan

Një i vdekur dhe 10 të lënduar nga aksidenti në Gjilan

Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, nuk dihet numri i personave të lënduar

Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, nuk dihet numri i personave të lënduar