Pacolli për Kurtin: Kur ishte kryeministër doli e më tha se do më arrestonte

E publikuar: 06/01/2021 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se janë afër marrëveshjes për koalicon me LDK-në.

Pacolli ka thënë për Mustafën se ai e mban fjalën dhe nuk ka diçka që e pengon themelimin e një koalicioni LDK-AAK.

“z. Mustafa ka kulturë biznesi dhe ai e mban fjalën e tij gjithmonë. Unë nuk besoj që do të ketë diçka që ne na pengon që ne mos ta bëjmë një koalicion edhe tani. Jemi afër një koalicioni” “Jemi afër, kemi vendosur që të formohen grupet dhe të kalojnë nëpër parimet e programit. Unë besoj se ne do të jemi pjesë e vogël të kësaj liste të madhe të LDK’së. Nuk më ka kufizuar me numra. Ne do të kemi 8-10 numra në listë”, tha Pacolli

Tutje, ai sqaroi se pothuajse është arritur marrëveshje. Pacolli gjithashtu sqaroi se grupet punuese janë formuar dhe po punojnë për parimet e programit.

Ai gjithashtu sqaroi se AKR brenda Listës së LDK’së do t’i ketë 8-10 numra.

“Unë nuk kam ndonjë eksperiencë të hidhur me zotëritë e Nismës, ne do të bëjmë cmos dhe do të jepim cdo gjë që kolacioni me LDK-në të funksionojë. Këto ditë sigurisht do të ketë lajme të mira”, shtoi ai.