Pacientja me koronavirus përdhunohet në ambulancën që po e dërgonte në spital (Foto)

E publikuar: 08/09/2020 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 19-vjeçare me koronavirus është përdhunuar në Indi nga shoferi i ambulancës që po e dërgonte në spital.

Sipas “Indian Express”, ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në distriktin Pathanamhitta të Keralës.

Shoferi i ambulancës kishte marrë të renë dhe një grua tjetër për t’i dërguar në spital.

Pasi la gruan në qendrën mjekësore përkatëse, shoferi vijoi rrugën për në spitalin tjetër ku duhet të dërgonte 19-vjeçaren, por e abuzoi seksualisht para se ta linte në spital.

Aty, e reja tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe shoferi u arrestua. Ky incident tregon qartë rrezikun me të cilin përballen femrat në Indi edhe kur transportohen të sëmura në spitale./A2