Pa)anshmëria selektive nga mediumet dhe shoqëria civile

E publikuar: 20/02/2017 01:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fatlum Krasniqi

Është për të ardhur keq për nga niveli i ulët i “profesionalizmit” dhe sjelljes së gazetarëve, të ashtuquajturve analistët si dhe të shoqërisë civile në përgjithësi.

Kur shteti proklamon për liri të shprehjes dhe garantim të mendimit të lirë nënkupton fundamentinë bazë për një shoqëri demokratike por asesi që të vë në kontroll përmes mediumeve si mekanizma të saj të inkorporuar si dorë e zgjatur apo edhe duke përdorur direktiva në arritjen e objektivave nga grupet klanore të interesit.

Se sa kemi shtrëngim dhe shpeshherë edhe padituri në këtë drejtim na shqetëson fakti së përballë këtij segmenti përplot boshllëk vihet në dyshim e ardhmja e shoqërisë e aq më shumë preken kapilaret e familjes siç është morali duke ra ndesh kundër traditave tona të pasura fetare e kombëtare.

“Komunitetin LGBT” njerëz me çrregullime mendore kishte thënë doktor Gëzim Kelmendi dhe dihen shumë mirë reagimet që kishin pasuar nga ana e analistëve shoqërisë civile dhe OJQ-ve duke kërkuar nga ana e prokurorisë inicimin e procedurës sipas detyrës zyrtare që për fat të keq sot kundër rastit tashme të ditur nga priftit Don Isidor Lukiq – drejtor i shkollës “Don Bosco” nuk kemi as edhe të vetmin reagimi që e cilësoi të dështuar nga këta akter.

Kur dikush vihet në mbrojtje të moralit duke na tërhequr vërejtjen për pasojat e humbjes së kësaj vlerë me dekada të pa prekur të shoqërisë sonë, kemi ngritjen e zërit në Kuvend e Kosovës nga grupi i grave deputete duke e vlerësuar skandaloze fjalimin e hoxhës së nderuar nga Prizreni Irfan Salihu i cili fillimisht u pezullua nga puna për të u larguar në atë kohë nga organi i cili e kishte emëruar BIK-u gjë që ishte edhe distancuar nga qëndrimet e tij, për dallim nga Ipeshkvia e Kosovës që i del në mbrojtje punëtorit të saj priftit Don Isidor Lukiq për gjestin e ulët të treguar në shkollën “Don Bosco” ndaj nxënësve që nga fotot duket një afërsi e tepruar në raportin nxënës mësues, pse mos me thënë edhe me tendenca të pedofilisë, që për çudi as edhe një zë i vogël nga grupi i po atyre grave deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kishin reaguar ndaj hoxhës për mbrojtje të femrave dhe grave nuk u dëgjua tash për mbrojtje ndaj këtyre nxënësve duke u treguar shumë cinik.

Se kur morali shihet se ka humbur dhe është përdhosur deri në skajin e fundit është atëherë kur muri i fundit bie përtokë e këta llogariten të jenë shtylla e pa thyeshëm e quajtur prindër që edhe ndoshta ngurruan të kërkojnë marrjen e masave kundër priftit Don, për dallim nga prindërit nga Malisheva kur këta të fundit kursyen edhe lotin për mos të thënë heshtën në mbrojtje të nderit të familjes.