Osmani u drejtohet qytetarëve: Na presin ditë më të mira

E publikuar: 31/12/2020 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në deklarimin drejtuar popullit për fundvit, ka përkujtuar të gjithë të vdekurit si pasojë e COVID-19, teksa ka thënë se më 2021 duhet të niset një kapitull i ri në jetën e qytetarëve. Ajo në një video-adresim përmes llogarisë së saj në Facebook ka thënë se pas një viti shumë të rëndë, Kosovën dhe popullin e saj e presin ditë më të mira. “Ditët më të mira i kemi përpara. Edhe pse nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur, mund të mësojmë prej kësaj e të nisim një kapitull të ri në jetët tona së bashku me vitin 2021”, ka thënë ajo. Osmani ka komentuar edhe zgjedhjet e reja parlamentare, data e të cilave ende nuk është caktuar, duke thënë se populli orientimin e vet mund ta shprehë përmes votës. <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fvideos%2F451981409297430%2F&show_text=false&width=560” width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>