Osmani pritet nga Lajçak, flasin edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

E publikuar: 12/01/2021 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sllovaku ka njoftuar se me Osmanin kanë folur për një sërë temash, përfshirë edhe dialogun dhe zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton Klan Kosova.

“Kisha një drekë me ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani në Bruksel sonte”, nis Lajçak në postimin në llogarinë e tij në Twitter.

“E vlerësova që dëgjova pikëpamjet e saj nga vizita në Bruksel, situatën në Kosovë, zgjedhjet parlamentare dhe procesin e Dialogut Kosovë-Serbi”.