Osmani nënshkroi autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës

E publikuar: 06/01/2021 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion në mbështetje të paqes.Ajo i ka uruar paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët do të marrin pjesë në këtë mision.“Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e FSK-së, i uroj paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët bënë historinë dhe do të jenë në funksion të paqes krahas SHBA-ve, aleatëve tanë strategjik”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.