Osmani: Kosova dhe Maqedonia e Veriut intensivisht po lidhen mes veti

10.06.2019 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani: Kosova dhe Maqedonia e Veriut intensivisht po lidhen mes veti

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani bashkë me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj vizituan vendin ku kryhen aktivitetet ndërtimore të projektit Strategjik Belanoc – Stançiq, ku bënë inspektim të punëve ndërtimore dhe progresit të projektit.

“Ky objekt është pikërisht objekt i përbashkët i dy vendeve, gjë që paraqiste edhe një sfidë të veçantë administrative për realizim, duke pas parasysh se për realizimin e tij medoemos duhej të harmonizoheshin rregullat e dy vendeve”, theksoi Osmani, duke shtuar se projekti është i financuar me mjete IPA përmes programit për bashkëpunim ndër-kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës në shumë prej 1.200.000 euro, realizimi i të cilit është në pajtim me rregullat dhe standardet që i vendos Bashkimi Evropian.

“Pikërisht për këtë ky projekt, krahas qëllimit të tij administrativ dhe ekonomik, ka edhe dimensionin e tij të thellë politik, sepse pasqyron marrëdhëniet e mira dhe besimin e ndërsjellë të dy vendeve fqinje”, theksoi Osmani, duke i potencuar edhe projektet tjera që realizohen në drejtim të avancimit të komunikimit të ndërsjellë nga të dy anët e kufirit, raporton Alsat M.

“Dua tua përkujtoj se, për këtë kalim më parë ndërtuam rrugën nga fshati Opajë deri në Bellanoc në gjatësi prej 16 kilometrash; para dy javëve jo të plota u hap edhe autostrada “Arbën Xhaferi” nga Prishtina deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut; së shpejti do të fillojë të ndërtohet edhe pjesa e Maqedonisë së Veriut deri në Shkup, me të cilën kryeqytet e të dy vendeve do të jenë larg vetëm për 40 kilometra”, theksoi Osmani.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas të kërkuar nga Interpoli

Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas të kërkuar nga Interpoli

Veseli në Kongresin Amerikan bën thirrje për njohje nga vendet që s’e kanë njohur Kosovën

Veseli në Kongresin Amerikan bën thirrje për njohje nga vendet që s’e kanë njohur Kosovën

Ish-kryeprokurorja speciale dyshohet për përfshirje në ryshfet

Ish-kryeprokurorja speciale dyshohet për përfshirje në ryshfet

Limaj: Kosova duhet të flasë me një zë në dialogun me Serbinë

Limaj: Kosova duhet të flasë me një zë në dialogun me Serbinë

Tahiri: Së shpejti nis rekrutimi për përmbarues privat

Tahiri: Së shpejti nis rekrutimi për përmbarues privat

Prokuroria hesht lidhur me përgjimet ndaj BDI-së

Prokuroria hesht lidhur me përgjimet ndaj BDI-së

Shtetet që janë kundër liberalizimit për kosovarët

Shtetet që janë kundër liberalizimit për kosovarët

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Serbia pret që Macron ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën

Serbia pret që Macron ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën

Haradinaj: Gjermania, përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Haradinaj: Gjermania, përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Byroja Kosovare e Sigurimit “pakt” 200 mijë eurosh me vëllanë e presidentit për t’ia shuar pozitën

Byroja Kosovare e Sigurimit “pakt” 200 mijë eurosh me vëllanë e presidentit për t’ia shuar pozitën

Punësime pa konkurs dhe avancime të dyshimta në Telekom

Punësime pa konkurs dhe avancime të dyshimta në Telekom

Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë

Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës