OSHP-ja e diskualifikoi operatorin ekonomik “Fadi Com SHPK” se falsifikoi dokumentet

03.12.2019 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OSHP-ja e diskualifikoi operatorin ekonomik “Fadi Com SHPK” se falsifikoi dokumentet

Fshehja e borxheve ndaj shtetit i ka kushtuar me diskualifikim 6-mujor, nga të gjitha proceset e prokurimit në Kosovë, kompanisë, Fadi Com SHPK.

Organi Shqyrtues i Prokurimit është bindur se falsifikimi i vërtetimit të ATK-së nga ky operator, për çka raportoi muajin e kaluar KTV-ja, duhet të sanksionohet dhe të futet në listën e zezë të kompanive problematike, raporton KTV.

Vendimi është marrë në seancën e së martës të OSHP-së dhe gjithashtu, është diskualifikuar edhe një kompani tjetër që ishte në konzercium me Fadi Com.

“Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, shqyrtimit të kërkesës së AQP-së, dhe arsyeshmërisë së dhënë, deklarimit të palëve, dhe pasi ka shoshitur të gjitha provat në tersi, konstatohet se kërkesa e AQP-së për diskualifikim të konzerciumit “Alfa Group SHPK dhe Fadi Com”, është e bazuar për faktin se operatori ekonomik nuk ka arritur të ofrojë prova bindëse para panelit shqyrtues për të dëshmuar se vërtetimi i ATK-së, i ofruar në AK-AQP nuk është i falsifikuar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e OSHP-së.

Futjen në listën e kompanive të papërgjegjshme për këtë konzorcium e ka kërkuar para shumë kohe Autoriteti Kontraktues, Agjencia Qendrore e Prokurimit Publik, po pavarësisht këtij falsifikimi, OSHP-ja kishte vazhduar të mbrojë operatorin ekonomik, duke urdhëruar AQP-në që ta vazhdonte procedurën e prokurimit për tenderin 3-milionësh për fruta e perime, në të kundërtën, e kishte paralajmëruar atë se do ta gjobiste dhe do t’ia merrte licencën e menaxherit të prokurimit të saj.

Për këtë, KTV-ja ka raportuar muajin e kaluar dhe menjëherë kishte reaguar edhe Policia e Kosovës, duke dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit kallëzimin penal për operatorin “Fadi Com” SHPK, i cili falsifikoi një dokument të ATK-së, për t’i fshehur borxhet që i kishte ndaj shtetit, çka i mundësoi aplikimin për tender.

Lajmin për KTV-në e kishte bërë të ditur Policia e Kosovës. Kallëzimi penal ka ardhur si shkak i raportimit të këtij rasti nga AQP-ja në ATK. E kjo e fundit, kishte kërkuar hetim penal.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Albin Kurti, sot në orën 13:00 do të zhvilloj një takim me kryetarët e tri sindikatave të punëtorëve

Albin Kurti, sot në orën 13:00 do të zhvilloj një takim me kryetarët e tri sindikatave të punëtorëve

Gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, dështon

Gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, dështon

Kosovarët jan donatorët më të mëdhenj, Elvis Naçi thotë se, brenda 24 orëve dhuruan mbi 1 milion franga vetëm mërgimtarët në Zvicër

Kosovarët jan donatorët më të mëdhenj, Elvis Naçi thotë se, brenda 24 orëve dhuruan mbi 1 milion franga vetëm mërgimtarët në Zvicër

Vdes në moshën 55-vjeçare Philip McKeon

Vdes në moshën 55-vjeçare Philip McKeon

Kërkojnë ndihmë dy familje nga Durrësi që janë të strehaur në Kosovë, ju mungon ushqimi e barnat

Kërkojnë ndihmë dy familje nga Durrësi që janë të strehaur në Kosovë, ju mungon ushqimi e barnat

Ja sa fitojnë zviceranët, paga mesatare dhe të ardhurat

Ja sa fitojnë zviceranët, paga mesatare dhe të ardhurat

Me snajper qëllohet malazezi, biznesmen i famshëm në Beograd

Me snajper qëllohet malazezi, biznesmen i famshëm në Beograd

Sveçla së shpejti takim edhe me Ministrin e Brendshëm serb

Sveçla së shpejti takim edhe me Ministrin e Brendshëm serb

Ambasadori i Rusisë: Amerika se e ka krijuar si shtet Kosovën, e gënjeu

Ambasadori i Rusisë: Amerika se e ka krijuar si shtet Kosovën, e gënjeu

Bitcoinin po e presin në vijim ditë vështira

Bitcoinin po e presin në vijim ditë vështira

Tahirsylaj: Temperaturat shkojnë -20 gradë, Kosovën do ta kaplon i ftohti ekstrem

Tahirsylaj: Temperaturat shkojnë -20 gradë, Kosovën do ta kaplon i ftohti ekstrem

Të dyja partitë thonë se në ditët në vijim do të ndodhë marrëveshja LVV – LDK, por ka 10 ditë pa asnjë takim

Të dyja partitë thonë se në ditët në vijim do të ndodhë marrëveshja LVV – LDK, por ka 10 ditë pa asnjë takim

Paralizohet Parisi, sindikatat nuk i dorëzohen Macronit, protestat e punëtorëve vazhdojnë

Paralizohet Parisi, sindikatat nuk i dorëzohen Macronit, protestat e punëtorëve vazhdojnë

Gjuriq ofendon UÇK-në, përmend Thaçin e Veselin

Gjuriq ofendon UÇK-në, përmend Thaçin e Veselin

Ja çka thotë Borrell për Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë

Ja çka thotë Borrell për Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë

Hilmi Jashari Avokati i Popullit do të takohet me qytetarët e Pejës

Hilmi Jashari Avokati i Popullit do të takohet me qytetarët e Pejës