OnePlus 6T është telefoni i dytë Android më i shpejtë në botë

E publikuar: 31/10/2018 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë pas lançimit të OnePlus 6T, AnTuTu publikoi një imazh të rezultatit të performancës së telefonit dhe rezultatet janë impresionuese.


Rezultati ishte 298,011 pikë, një rritje e ndjeshme krahasuar me OnePlus 6 i cili ka shënuar 289,424 pikë.


Muajin e kaluar OnePlus 6 u pozicionua në vendin e tretë pas Asus ROG Phone dhe Xiaomi Black Shark për performancë.

Por OnePlus 6T i merr vendin e dytë ROG Phone.

Megjithatë pritet të shohim rezultatin e Mate 20 dhe procesorit të ri Kirin 980. /PCWorld Albanian