O’Connell: Kosova ka bërë hapa të vegjël, por pozitiv drejt luftës kundër korrupsionit

E publikuar: 06/06/2019 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se Kosova ka bërë hapa të vegjël, por pozitiv drejt luftës kundër korrupsionit.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës, pasi kryeministri Ramush Haradinaj, ka suspenduar dy zyrtarë të lartë të cilët ishin të lidhur me veprimtari kriminale.

Këtë veprim të Qeverisë së Kosovës, ambasadori O’Connell e ka cilësuar si një hap të vogël, por pozitiv drejt luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan lajmi.net.

Sipas ambasadorit O’Connell, arrestimet janë pjesa më e lehtë, por siç u shpreh ai, dënimet janë me rëndësi.

Postimi i plotë i ambasadorit Ruairí O’Connell:

Duke pasur ministra në Qeveri të cilët kanë qenë të akuzuar ose të lidhur me aktivitete kriminale nuk është gjë e mirë. Por është një hap në drejtimin e duhur nga Qeveria e Kosovës që së fundmi ka suspenduar dy zyrtarë të lartë të cilët ishin të lidhur me krime serioze.

Kosova ka bërë hapa të vegjël, por pozitiv kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Miqtë e Kosovës, njëlloj sikur qytetarët e juaj, e shohin nevojë që kjo të bëhet një përpjekje serioze kundër shkelësve më të mëdhenj. Arrestimet janë pjesa më e lehtë. Dënimet janë me rëndësi.