OAK takon Kurtin, flasin për sfidat e të bërit biznes

20.02.2020 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OAK takon Kurtin, flasin për sfidat e të bërit biznes

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën sot në takim nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovë Skënder Krasniqi uroi Kryeministrin Albin Kurti për pozitën dhe informoi për problemet dhe zgjidhjet që OAK ka identifikuar.

“Krasniqi theksoi që ndër problemet kryesore me të cilat bizneset po përballen kanë të bëjnë me mungesën e harmonizimit të ligjeve, gjë e cila po bënë që shumë shpesh nenet e një ligji të jenë në kundërshtim me ligje tjera që po krijon paqartësi. Me këtë çështje po përballen sidomos bizneset e sektorit minerar, tek të cilët udhëzimeve administrative po u jepet primati ndaj ligjeve”.

“Gjithashtu, Krasniqi shtoi se ndryshimi i Ligjit të Punës dhe rregullimi i çështjes së pushimit të lehonisë, ashtuqë barra e saj të merret përsipër nga shteti, do të ndikojnë në rritje të punësimit të femrave në vend”.

“Ndër të tjera Krasniqi veçoi që Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Falimentim, Gjykata Ekonomike dhe oferta e të bërit biznes janë disa nga mungesat kryesore, krijimi i së cilave do të lehtësonte funksionimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.

“Nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj dhe sekretari i bordit Diamant Elshani theksuan fuqinë e odës e cila është e varur 100% nga anëtarësia e bizneseve dhe është një shtyllë e përkrahjes së bizneseve, prej së cilës Qeveria mund të përfitojë shumë”.

“Anëtari i bordit Hysni Zogaj theksoi që agjencitë e pavarura si KPMM, AVUK, Agjencia e Pyjeve e të ngjashme të kalojnë në mbikëqyrje të ministrive përkatëse, pasi që janë shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit”.

“Kryeministri Kurti falënderoi OAK-në për takimin duke e konsideruar si shumë konstruktiv dhe theksoi që këto informata do ti shërbejnë platformës së zhvillimit ekonomik”.

“OAK dhe Kryeministri u dakorduan për vazhdimin e takimeve dhe me këtë rast Kryeministri pranoi ftesën për takimin e radhës që do të organizohet nga Oda e Afarizmit të Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës”.

“OAK me këtë rast dhuroi edhe disa prodhime vendore të përgatitura nga bizneset anëtare në OAK”.

“Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, anëtarët e bordit Hamdi Malushaj, Hysni Zogaj dhe Diamant Elshani, koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe zyrtarja Mirjeta Shala”.

“Ndërsa Zyra e Kryeministrit u përfaqësua nga: Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Zëvendës Kryeministri i Dytë Haki Abazi dhe asistentja Vale Gjonbalaj”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Gucati: Deklarata e Bahtirit kërcënim për Thaçin dhe PDK-në

Gucati: Deklarata e Bahtirit kërcënim për Thaçin dhe PDK-në

Prokuroria interviston Agim Bahtirin për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Prokuroria interviston Agim Bahtirin për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Bahtiri: I kërkoi falje popullit për deklaratën rreth “konfliktit vëllavrasës”

Bahtiri: I kërkoi falje popullit për deklaratën rreth “konfliktit vëllavrasës”

Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative

Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative

Lushtaku i përgjigjet VV-së për thirrjet për vëllavrasje: Kush luan me zjarr, digjet vet prej tij

Lushtaku i përgjigjet VV-së për thirrjet për vëllavrasje: Kush luan me zjarr, digjet vet prej tij

Në luftë të dyfishtë! Historia e saj bëri xhiron e rrjetit, rrëfehet infermierja Valbona: Asnjëherë nuk dorëzohem

Në luftë të dyfishtë! Historia e saj bëri xhiron e rrjetit, rrëfehet infermierja Valbona: Asnjëherë nuk dorëzohem

Tahiri: Bahtiri e Kurti duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është pjellë e fantazisë diktatoriale e fashiste

Tahiri: Bahtiri e Kurti duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është pjellë e fantazisë diktatoriale e fashiste

Kleriku irakian fajëson martesën e homoseksualëve për krizën globale të koronavirusit

Kleriku irakian fajëson martesën e homoseksualëve për krizën globale të koronavirusit

Abazi thotë se s’mund të bëhet qeveria e re në mes të rrezikut nga “arkivolet e COVID 19”

Abazi thotë se s’mund të bëhet qeveria e re në mes të rrezikut nga “arkivolet e COVID 19”

Bordi i KEK-ut aprovon kërkesen e menaxhmentit, nga 300 euro shtesë për punëtorët

Bordi i KEK-ut aprovon kërkesen e menaxhmentit, nga 300 euro shtesë për punëtorët

Hoti: Presidenti obligohet ta përfillë Kushtetutën për themelimin e Qeverisë së re

Hoti: Presidenti obligohet ta përfillë Kushtetutën për themelimin e Qeverisë së re

PDK: Vetëvendosje po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë

PDK: Vetëvendosje po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë