Nxirren trupat e pajetë të minatorëve në Artanë – dërgohen për obduksion

E publikuar: 03/06/2020 00:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas rreth 14 orëve kanë arritur të nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv drejtori i Minierës, Hysen Vrajolli.

“Ekipet kanë arritur rreth orës 00:20 që të nxjerrin trupat e dy minatorëve të vdekur sot në Minierë. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion”, deklaroi Vrajolli për klankosova.tv