Nxënësit e shkollës fillore bashkë me fëmijët e Thaqit kërkojnë lirimin e tij

E publikuar: 21/10/2016 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Gjon Sereçi” në Ferizaj janë duke protestuar para ndërtesës së komunës për lirimin e nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi, i arrestuar nga autoritetet serbe muajin e shkuar.

Në mesin e protestuesve janë edhe dy fëmijët e oficerit policor të cilët njëherësh janë nxënës të kësaj shkolle, raporton “Klan Kosova”.

Thaçi, i cili u arrestua nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul, në bazë të fletarrestit të autoriteteve serbe për, siç thuhet, vepër penale të terrorizmit po mbahet në paraburgim.

Atij i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Nish me arsyetimin e “rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit”.