Numri i të vrarëve në Aeroportin e Stambollit shkon në rreth 50

E publikuar: 29/06/2016 00:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është rritur ndjeshëm numri i të vrarëve nga sulmi në Aeroportin e Stambollit, në natën e së martës.
Një zyrtar i lartë turk ka thënë për Associated Press se rreth 50 persona janë vrarë nga sulmet me bomba në aeroportin “Ataturk”.

Edhe të paktën 60 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet.

Associated Press raporton, duke cituar zyrtarin turk, raporton se grupi Shteti Islamik (ISIS) ka kryer sulmet në Stamboll.