Numër i lartë i të shëruarve nga koronavirusi brenda një dite

E publikuar: 20/06/2020 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë shëruar edhe 38 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus në Kosovë, duke çuar numrin në gjithsej 1.018 raste të të shëruarve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

“ Sot më 20 qershor 2020, janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste. ”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, sot janë konfirmuar 75 raste të reja me koronavirus.