Nuk n’a duhet përkrahja e Amerikës për të pranuar padrejtësi onja ambasadore Jacobson

17.04.2015 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labinot GJINI

Para disa vitëve xhaxhai im po më tregonte se çfarë kishte ngjarë një ditë në kampin amerikan të Bonstillit ku ai punonte. Po më tregonte se një oficer amerikan po i kërkonte një shqiptarit që të ngjitej me një makinë pune në një vend tepër të rrezikshëm. Ai (oficeri) ngulte këmbë që ky shqiptari të ngjitej shumë më lartë nga sa ishte e mundshëme. Ky shqiptari, megjithëse e dinte fare mirë se është kaluar vija e kuqe e rrezikshmërisë vazhdonte të ngjitej. Oficeri amerikan i kërkonte me të bërtitur që të ngjitej edhe më lartë. Shqiptari prapë eci edhe pak dhe u ndal. Ai tani ishte i sigurt se nuk kishte ku të shkonte më larg pa u rrokullisur me atë makinën (e dinte sepse e kishte bërë me vite atë punë). Por, oficeri nuk ishte i kënaqur dhe bërtiste me sa zë kishte duke shfrytëzuar autoritetin e tij që shqiptari të ngjitej edhe më tej. Më në fund, shqiptarit i kishte ardhur tek hunda dhe nuk e duronte dot më këtë çmenduri të amerikanit, të cilën donte ta realizonte duke e vënë në rrezik të sigurt jetën e tij. Pa një pa dy, i nërvozuar tej mase, shqiptari kishte zbritur nga makina dhe i kishte thënë prerë dhe me vendosmëri : nuk e bëjë ! Ju e dini se kjo është çmenduri ! Duke e dëgjuar këtë, oficeri amerikan ja kishte kthyer me kërcënim : do të pushoj nga puna po nuk bëre çfarë të të them ! E pastaj çfarë ja kishte kthyer, shqiptari ?! Unë kam jetuar edhe kur nuk ishte Amerika këtu dhe prapë do të gjej zgjidhje që të jetoj pa ju !

I habitur nga këto fjalë të prera dhe të vendosura të shqiptarit, oficeri amerikan nuk kishte folur më. Më vonë, gjerësa shqiptari po priste që të largohej nga puna, pa pritur erdhi oficeri amerikan, dhe në vend se ta pushonte nga puna shqiptarin, ai po i kërkonte falje dhe po i thoshte se ai kishte pasur të drejtë. Ajo që po kërkoja ishte vërtet tepër e rrezikshëme dhe sipas të gjitha gjasave do të kishe mbetur i vdekur atje.

Kjo anekdotë (ngjarje e vërtet) ndër mijëra tjera është tregues i fort i inteligjencës së popullit tonë dhe i mos nënshtrimit të tij përball padrejtësive. Por është edhe tregues i mirë se si populli ynë di të thotë JO edhe kur ai është i n’varur me bukën e gojës nga të tjerët. Gjë e çuditshëme, që në raporte të ngjajshëme, politikanët tanë nuk dinë (nuk duan) të thonë JO. Ata, jo vetem se thonë po, por edhe shtyhen se cili po e thotë i pari. Kjo e ka një shpjegim shumë të thjesht : populli shqiptar ka përgjegjësinë e ekzistencës së vet, të pasurisë së vet, gjerësa politikanët tanë kanë përgjegjësinë e ekzistencës së popullit shqiptar, të pasurisë së popullit shqiptar, të cilën e shohin në distancë nga ekzistenca dhe pasuria e tyre. Kështu, kur gjërat shkojn kundrejt ekzistencës dhe interesave të popullit shqiptar dhe ata do të duhej të thoshin një JO të prerë dhe të vendosur, ata e thonë prapë një PO sepse interesat e popullit shqiptar shihen si të largëta kundrejt ekzistencë dhe interesave të tyre personale.

Një gjë të tillë e kanë bërë dhe do ta bëjn gjithëmon ata udhëheqës mediokër, të korruptuar, që nuk kanë arritur asnjëherë të arrijn tek një ideal që i tejkalon ata si persona. Dhe, një klasë politike e tillë i është ofruar popullit shqiptar nga ndërkombëtarët. Një klasë që mendon për vete dhe jo për popullin e tij, jo për vendin e tij, jo për kombin e tij. Kështu, fal këtyre politikanëve sot kemi arritur tek skandali më i madh i këtij shekulli. Tek padrejtësia më e çiltër dhe më e madhe e këtij shekulli ku viktima gjykohet për krim, kurse krimineli zë vendin e viktimës në sallën e gjyqit. Për këtë ndodhi, fajtore kryesore është klasa jonë politike, por jo më pak edhe bashkësia ndërkombëtare.

Nuk kam rreshtur duke thënë, me keqëardhje, se Kosova me 17 shkurt 2008 nuk ka shpallur pavarësinë e saj, por ka shpallur iluzionin e pavarësisë me qëllim që të blej paqën tek populli shqiptar gjerësa pashallarët e Prishtinës me bashkësinë ndërkombëtare të gjejn mënyrën se si ta bëjnë teritorin e Kosovës me një sovranitet të dyfisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku ky i fundit do të jetë qendra kryesore e vendimarrjës. Fatëkeqësisht, një gjë e tillë është duke u vërtetuar përditë. Bile, problemi i një arritshmërie të tillë hiç nuk është ka qëndron tek Prishtina, por tek Beogradi i cili do që kjo të arrihet duke e shpallur vetën viktimë gjerësa popullin e Kosovës agresor (kriminel). Pra, ai po përgatitë edhe kushtet e një kërkim falje publike nga Prishtina në drejtim të Beogradit. Kështu, gjykata speciale e cila ka marrur votat e azem vllasave të kohës sonë dhe është aprovuar nga Gjykata Antikushtetuese e Kosovës me në krye banditin Enver Hasanin, është ajo e cila do t’i jap fund edhe iluzionit tonë të qenurit të pavarur. Një padrejtësi e tillë ndaj popullit shqiptar është e pabesueshëm për çdo kënd që ka besuar ndonjëherë në drejtësi. E vërteta është se drejtësia ndërkombëtare është drejtësi e më të fortit dhe për popujt e vëgjël e me klasë politike të korruptuar e të kapur, siç është rasti ynë, drejtësia ndahet me marrëveshje ndërmjet të mëdhenjëve. Shkurt thënë, klasa jonë politike e ka sjellur punën që ne të jemi monedhë shkëmbimi ndërmjet të mëdhenjëve. Dhe, ajo nuk ka hezituar fare që t’a aprovoj një gjë të tillë sepse, siç e tham më lartë, interesat e popullit mund të ipen nëse ato mund të shpëtojn interesatë e tyre.

Tani, Amerika e ka gjetur diku interesinë e saj në këtë shkëmbim dhe ajo po mendon se, domosdo, se aty ku është interesi i saj duhet të jetë edhe interesi i shqiptarëve ?! Ne ju jemi mirënjohës amerikanëve që më 1999 gjetën interesinë e tyre në interesat e tona dhe n’a ndihmuan që të largojm Serbinë nga Kosova, por interesat e tona nuk mund të jenë gjithëmon ato të Amerikës dhe interesat e Amerikës nuk mund të jenë gjithënjë të tonat. Po të kishim një klasë politike të pjekur, ajo do të dinte që moti ti bënte këto dallime dhe të gjente, përmes një diplomacie të pjekur dhe të matur, rrugën për ti vënë përpara interesat e popullit shqiptar. Dhe, përmes këtyre interesave të popullit shqiptar, të manovroj me diplomacitë e huaja. Mirëpo, klasa jonë politike e kapur keq, e korruptuar, injorante, e distancuar nga populli i saj… deri më tani ka vënë përpara interesat e saja duke i anashkaluar interesat e popullit dhe kombit shqiptar. Dhe me interesat e saja ka manovruar në diplomaci me të huajt duke shkëmbyer interesat e popullit të saj. Kjo është e vërteta e pastërt për çdo kënd që ka sy për të parë.

Tani, Ambasadorja amerikane n’a kërkon që të mos humbasim përkrahjen e Amerikës duke kërkuar nga ne që të bëjmë vetëvrasje ashtu siç i kërkonte ai oficeri amerikan atij punëtorit shqiptar. Po çfarë n’a duhet përkrahja e Amerikës nëse përkrahja e saj shkon kundrejt vullnetit, aspiratave dhe interesave tona kombëtare ? çfarë n’a duhet përkrahja e Amerikës nëse ajo përkrah padrejtësinë më të madhe dhe më të kthjellët të të gjitha kohërave ? çfarë n’a duhet përkrahja e Amerikës nëse kjo përkrahje favorizon interesat e Sërbisë dhe Rusisë mbi ato shqiptare ? çfarë n’a duhet përkrahja për të bërë vetëvrasje ?! Asgjë ! Bile, të përkrahësh një tjetër për të bërë vetëvrasje është akt kriminal dhe është i përndjekur nga kodi penal. Po të kishte një drejtësi të vërtet ndërkombëtare shumë prej këtyre ambasadorëve të vendosur në Kosovë do të duhej të përndiqeshin edhe penalisht. Këtë e di edhe ambasadorja amerikane.

Pse të mos e bëj Rusia Gjykatën Speciale në Këshillin e Sigurimit (gjë që është e pamundur nëse vërtet Amerika n’a përkrah). Një gjë e tillë është më e preferueshëme për të gjithë ne. Së paku, ajo Gjykatë nuk do t’a gjej kurrë legjitimitetin e saj tek populli shqiptar dhe, herë do kur, do të quhet Gjykata e Turpit Ndërkombëtare edhe nga historianët e ardhshëm vendor e të huaj. Por, të themelohet ajo Gjykatë me aprovimin tonë është diçka që asnjë shqiptarë që i thotë vetës shqiptarë nuk do të duhej t’a pranonte.

Zonja Ambasadore, ndoshta jeni i vetmi shtet që gëzon statutin e hyperfuqisë në këtë botë dhe ndoshta keni fuqinë edhe të n’a zhdukni nga faqja e dheut, por populli shqiptar ka mijëra vjet që përballët me padrejtësi dhe kjo përvoj e gjatë i ka dhënë aftësinë që t’a dalloj dhe t’a ndjej larg erën e saj. Kot e keni që fshiheni pas imazhit të “mikut” të shqiptarëve. Padrejtësia është padrejtësi dhe ju po e përkrahni atë. Ndoshta në situatën tonë të një kombi të vogël dhe të pafuqishëm nuk kemi se ç’ka ju bëjmë, por populli shqiptar beson në rrotullimin e situatave dhe beson ende në fabulën e miu dhe të luanit të Lafontenit. Një ditë do të keni nevoj për dhëmbët e mbreft të miu edhe ju. Për momentin, mos u çuditni nëse në rrugët tona do të filloni të dëgjoni edhe të padëgjuarën deri më sot : “posht Amerika !”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Kush është fajtor për infertilitet, gruaja apo burri?

Individët që punuan që 20 vite kundër shtetit janë sot kundër Albinit

Individët që punuan që 20 vite kundër shtetit janë sot kundër Albinit

Që islamofobia prodhon krishterofobi këtë duhet ta ketë të qartë, madje çdo fëmijë

Që islamofobia prodhon krishterofobi këtë duhet ta ketë të qartë, madje çdo fëmijë

Egoja e Isa Mustafes dhe bllokimi i ndryshimeve ne LDK dhe Kosove

Egoja e Isa Mustafes dhe bllokimi i ndryshimeve ne LDK dhe Kosove

Lojërat e pushtetit të Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Lojërat e pushtetit të Putinit mund të dalin jashtë kontrollit

Katër momente që e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë

Katër momente që e kanë ndryshuar negativisht botën pas luftës së ftohtë

Politika âsht art i kompromisit

Politika âsht art i kompromisit

3 vjet pa Ramiz Kelmendin

3 vjet pa Ramiz Kelmendin

Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

Farsa ideologjike si maskë e politikës amatore

Doni shtet, apo Republikë Fajront?

Doni shtet, apo Republikë Fajront?

Dreka e darka festive për fund vit

Dreka e darka festive për fund vit

A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

A do të lindë Evropa kontinentale më 2020?

Problemi kryesor te Fertilizimi in Vitro: pagesa e tretmanit edhe kur nuk keni sukses

Problemi kryesor te Fertilizimi in Vitro: pagesa e tretmanit edhe kur nuk keni sukses

Degën e PDK-së në Gjilan, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar

Degën e PDK-së në Gjilan, e menaxhon një kryetar i cili është nën aktakuzë nga gjykata, për krim të organizuar

Evropa duhet të shmangë pesimizmin

Evropa duhet të shmangë pesimizmin

Ramë Lahaj – Ramës: Ti ‘kryeministri im’, respektove mikun tënd, e vrasësin tim

Ramë Lahaj – Ramës: Ti ‘kryeministri im’, respektove mikun tënd, e vrasësin tim