Nuk mund të besoni për sa ka rënë pasuria e Donald Trump brenda vetëm një viti

E publikuar: 29/09/2016 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Pjesë e bukurisë sime është se unë jam shumë i pasur,” kishte thënë ditur Donald Trump, por sipas magazinës Forbes, Trump është shumë më pak i pasur se para një viti.

Pasuria e Donald Trumpit ka rënë për 800 milionë dollarë brenda vetëm një viti.

Magazina e biznesit Forbes e ka rivlerësuar pasurinë personale të kandidatit republikan për president të ShBA-së, Donald Trump dhe ka gjetur se ai ka humbur 800 milionë dollarë që nga viti 2015, transmeton Express.

Forges tani vlerëson se pasuria e magnatit është në vlerë prej 3.7 miliardë dollarë.

Kjo ulje vjen kryesisht për shkak të “zbutjes” së tregut pronësor të Nju Jorkut, sipas Forbes.

Trump, i cili në të kaluarën e ka shkruar një libër me titullin “Midas Touch”, ka thënë se vendi ka nevojë për një biznesmen të suksesshëm në krye të Shtëpisë së Bardhë./Express/