Nuk është mbajtur mbledhja e Qeverisë, shtyhet për nesër

E publikuar: 16/06/2020 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbledhja e Qeverisë, e planifikuar që të mbahej sot në orën 17:30, është shtyrë për nesër.

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë nga Qeveria, derisa arsyeja e shtyrjes së kësaj mbledhje nuk është bërë e ditur.

Kryeministri Avdullah Hoti është bërë e ditur se do të takohet me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajcak në ora 18:30.