Notat e lojtarëve: Real Madrid 3-0 Roma, Isco më i miri në fushë

E publikuar: 20/09/2018 04:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi është treguar i fuqishëm për Romën në kryendeshjen e mbrëmjes së dytë në kuadër të xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Për paraqitjen e tyre, Los Blancos janë vlerësuar me notë mesatare 7.48, kurse nota mesatare e Giallorossëve është 6.43.

Isco ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje i vlerësuar me notën 8.9.

Pas tij, renditen mesfushorët Luka Modric (8.4), Casemiro (8.0) dhe Toni Kroos (8.0).

Edhe pse i pranoi tre gola, portieri Robin Olsen ka marrë notën më të lartë te Roma (7.7), pasi nuk e lejoi një humbje akoma më të thellë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/