Notat e lojtarëve: Juventus 1-2 Manchester United, Ronaldo me vlerësimin më të lartë

E publikuar: 08/11/2018 06:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi pësoi humbjen e parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke u mposhtur nga Manchester Unitedi në Torino.

Duke qenë se mysafirët e fituan lojën, nota mesatare e Djajve të Kuq (6.62) është lehtësisht më e lartë se ajo e Bianconerëve (6.57).

Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje, paraqitja e Cristiano Ronaldos ndaj ish-ekipit të tij ishte për t’u vlerësuar, ashtu që ai e ka marrë notën më të lartë në këtë takim (7.6).

Pas tij, te bardhezinjtë janë Paulo Dybala (7.0) dhe Miralem Pjanic (7.0), ndërsa notën më të ulët e ka marrë portieri Wojciech Szczesny (6.0).

Juan Mata nuk pati shumë minuta në këtë ndeshje, por shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë (7.2).

Nota më e ulët për lojtarin e Unitedit dhe në ndeshje në përgjithësi shkon për Jesse Lingard (5.8).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/