Nokia X71 është telefoni i parë i kompanisë me kamër nën ekran

E publikuar: 02/04/2019 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke ndjekur hapat e Honor View 20 dhe Huawei Nova 4, HMD Global prezantoi ditën e sotme telefonin Nokia me kamër 48-megapiksel “hole-punch.”

Nokia X71 u prezantua sot në Tajvan dhe ka procesorin Snapdragon 660 me Android 9 Pie. Shoqërohet nga 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Bateria vjen me kapacitet 3,500 mAh. Telefoni ka portë kufjesh 3.5mm dhe një sistem të trefishtë kamerash me lente prodhuar nga Zeiss Optics.

Ekrani LCD ka madhësi prej 6.39-inç me raport 19.3:9 dhe rezolucion FHD+. E thënë thjeshtë është një telefon i rangut të mesëm shumë i dobishëm.

Këtë vit sensori 48-megapiksel i prodhuar nga Sony ka rezultuar shumë popullor dhe po aq i lirë. Madje dhe Redmi Note 7 me kosto prej 150 dollarësh vjen me këtë sensor.

GSMArena raporton se çmimi i Nokia X71 do të jetë afro 345 euro dhe shitjet fillojnë më 30 Prill. Modeli në fjalë është ekskluzivisht për Kinën dhe Tajvanin por në tregjet perëndimore pritet të materializohet në formën e Nokia 8.1 Plus.

Ky debutim mund të ndodhë që nga java e ardhshme. /PCWorld Albanian