Nokia Lumia 930 dhe Lumia 830 të larë në ar 24-karat

E publikuar: 08/04/2015 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft prezantoi versionet gold të Lumia 930 dhe Lumia 830 në fillim të muajit janar të këtij viti, duke thënë se do të hidhen në treg “së shpejti”. Telefoni inteligjent Nokia Lumia 930 i larë në ar shitet tani nga disa dyqane me pakicë në Evropë, Lindje të Mesme, Azi dhe Afrikë.

Nokia Lumia 930 në versionin gold do të jetë i zhbllokuar. Nuk kemi informacion mbi çmimin. Versionet origjinale të këtij telefoni kushtojnë rreth 360 paundë në Britani dhe 350 euro në Evropë. Panelet plastike të telefonit do të jenë në ngjyrë të bardhë ose të zezë, ndërsa korniza prej metali do të jetë e larë me ar.

Edhe Nokia Lumia 830 do të ketë një version të larë me ar, në ngjyrë të bardhë dhe të zezë. Në Gjermani, ky telefon kushton 300 euro.