Nju Jork: Një i vdekur, dhjetëra të lënduar pasi një makinë godet këmbësorët

E publikuar: 18/05/2017 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi një makinë, që po lëvizte me shpejtësi, ka goditur njerëzit në Times Square në Nju Jork, kanë thënë autoritetet.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se një vajzë e re ka vdekur nga plagët e marra ndërkaq 22 persona të tjerë janë lënduar.

Ai tha shoferi i veturës është arrestuar pas incidentit. Sipas të dhënave të para, Blasio tha se “nuk ka asnjë indikacion se kjo ka lidhje me terrorizëm. Si pjesë e rritjes së sigurisë, ne do të rrisim praninë tonë policore në qytetin e Nju Jorkut”, tha ai.

Komsiioneri policor, James O’Neill e ka identifikuar të dyshuarin si Richard Rojas, 26-vjeçar nga lagjja Bronx e Nju Jorkut.

De Blasio ka thënë se i dyshuari ka qenë pjesë e marinës së SHBA-së dhe ka pasur të kaluar kriminale.

Sipas zyrtarëve, tre persona kanë pësuar lëndime më serioze por nuk janë në gjendje kritike.

Zyrtarët e sundimit të ligjit megjithatë kanë treguar se FBI është duke punuar me policinë për të hetuar këtë incident.

Policia në Nju Jork ka bllokuar për qarkullim zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Në vendin ku ndodhi incidenti shihet një veturë, e llojit Honda, e përplasur në një shtyllë në rrugë.