Njihuni me 23-vjeçaren që brenda një viti humbi kilogramët e tepërt, dhe masën yndyrore e shndërroi në muskuj (Foto)

E publikuar: 23/05/2018 03:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 23-vjeçe që luftonte me mbipeshën për vite të tëra, ka arritur ta transformoj trupin për më pak se një vit, duke iu nënshtruar dietave strikte dhe duke konsumuar ushqim të shëndetshëm.

Mari Llewellyn peshonte 111 kilogramë para se të fokusohej në një jetë të shëndetshme, dhe kështu fal vullnetit dhe punës së palodhshme ka humbur 35 kilogramë dhe masën yndyrore ta shndërroi në muskuj, transmeton Telegrafi.

Ajo tani po shërben si frymëzim për të tjerët që dëshirojnë të humbin kilogramët e tepërt, dhe ka krijuar programin e ri të fitnesit Mari Easy Fitness.

“Para se të humbja peshë nuk kisha vetëbesim dhe vazhdimisht hezitoja të shëtisja nëpër qytet me shoqet e mia. Por, pas nënshtrimit të dietave dhe konsumit të madh të ushqimit të shëndetshëm, gjithçka ndryshoi për të mirë. U bëjë thirrje të gjithë personave që kanë problem me mbipeshën që të mos dorëzohen, dhe ta bindin veten se gjithçka arrihet nëse ka vullnet”, ka deklaruar Lleëellyn.

Ajo sot ka 230 mijë ndjekës në llogarinë e Instagramit, të cilët më vëmendje përcjellin postimet e saj gjatë procesit të dobësimit. /Telegrafi/