Një kompani e padëgjuar prodhon telefonë me bateri monstruoze

E publikuar: 02/02/2019 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Keni dëgjuar për një kompani me emrin Energizer që shet telefonë? Epo do të dëgjoni për të në fund të muajit Shkurt kur të prezantojë 26 modele të reja në Kongresin Mobil Botëror me kamera të motorizuara “pop-up”, ekrane që palosen dhe bateri 18,000 mAh.

Në të vërtetë të gjithë janë telefonë më vete. Sipas 9to5Mac telefonët do të jenë pjesë e katër linjave: Power Max, Ultimate, Energy dhe Hardcase. Pjesa më e madhe e 26 modeleve janë telefonë të thjeshtë pjesë e linjave Energy dhe Hardcase.

Linja Power Max do të ketë modele me bateri 18,000 mAh ndërsa telefonë në linjën Ultimate vinë me kamera pop-up (kamera të fshehta që shfaqen mbi kornizën e ekranit).

Edhe pse shumë pak dihet rreth telefonëve kemi detaje rreth Energizer Ultimate U620S Pop dhe U630S Pop me çipet P70 dhe P22 MediaTek. Të dy kanë kamera duale ballore 16+2-megapiksel në kamerën e motorizuar pop-up.

Telefonët prodhohen nga firma Franceze Avenir Telecom nën licencën e Energizer. Modeli 18,000 mAh raportohet të ketë ekran me palosje i ngjashëm me Royole FlexPai. Më shumë rreth tyre do të mësojmë në Kongresin Mobil Botëror që debuton më 25 Shkurt. /PCWorld Albanian