Një aplikacion për të lajmëruar shoferët e tjer

E publikuar: 16/11/2016 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoferët në San Francisco, Manhattan dhe Tel Aviv shumë shpejt do të kenë një aplikacion në dispozicion që i lajmëron shoferët pas tij për ndonjë rrezik në rrugë.

Nexar Ltd, një program izrealit, aplikacioni i të cilit regjsitron video nga kamera e smartphone për të detektuar frenat dhe gazin, që sot i kthen përdoruesit e tij në një rrjet mes automjeteve për të parandaluar përplasjet para se të ndodhin. Aplikacioni përdoret aktualisht nga makina profesionale dhe kompanitë e sigurimti për të rindërtuar aksidentet.

Duke përdorur sensorët e telefonit si akselerometri dhe xhiroskopi, Nexar i instaluar në një makinë do të mund t’i dërgojë sinjal makinës tjetër nëse bën një frenim të menjëhershëm, përshembull nëse ka një pengesë në trafik.

Katë sensorë janë aq delikat saqë kosntaton edhe gropat dhe dëmtimet e rrugës ku kalon mjeti. Që nga publikimi i tij në shkurt, Nexar regjistron 50 mijë përdorues në Tel Aviv, San Francisco dhe Manhattan, duke regjistruar plot 2 milionë orë regjistrime në drejtim të mjetit. Gjithashtu ajo ka regjistruar rreth gjysëm milioni momente rreziku, sipas shefit të saj ekzekutiv, Eran Shir.