Një 18 vjeçare në Skenderaj hidhet nga ballkoni i katit të katërt

E publikuar: 17/02/2016 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e moshës 18 vjeçare nga Skenderaj dyshohet se mbrëmë ka tentuar të vetëvritet.

Ajo ka rënë nga kati i katërt i banesës, ndërsa ka pësuar disa lëndime trupore por që është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarjen për këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mbrëmë rreth orës 17:00 është raportuar për një femër të moshës 18 vjeçe të ketë rënë nga ballkoni i banesës dhe të ketë pësuar lëndime. E njëjta është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka procedu në vendin e ngjarjes dhe kanë eliminu dyshime tjera dmth që dikush ta ketë shtyrë apo diçka e tillë”, tha Zahiti.

Deri me tash, sipas tij, dyshohet se ajo ka rënë nga ballkoni si pasojë e pakujdesit dhe nuk ka dyshime për ndonjë element tjetër.

Mirëpo, Zahiti tha se si vepër penale, në kuadër të kodit penal është inicuar lënda dhe në këto rrethana konsiderohet si tentim vetëvrasje.

“Historiku i asaj vajzës është në gjendje jo të mirë shëndetësore, në kuptimin mental, për shkak të kësaj ndjeshmërie po procedohet në atë mënyrë”, tha më tej Zahiti.