Nis viti i ri akademik 2016/2017

E publikuar: 03/10/2016 07:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në të gjitha institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Kosovës sot fillon viti i ri akademik 2016/2017.

Kosova tashmë ka gjashtë universitete publike, tri prej të cilave në Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë fakultetin e Mjekësisë dhe atë Juridik. Pastaj Bajrami bashkë me rektorin Marjan Demaj do të vizitojnë Qendrën e Studentëve.