Nis takimi i LDK-së, diskutohet për seancën e 3 gushtit

E publikuar: 25/07/2017 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ora 17:15 ka nisur takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Njëra ndër temat që po diskutohet janë zhvillimet e fundit në vend, respektivisht mbajtja e seancës së 3 gushtit.

Lidhja Demokratike e Kosovës për pak çastesh pritet ta nis takimin e kryesisë së partisë i cili është caktuar të mbahet në njërin prej lokaleve në dalje të Prishtinës.

Indeksonline ka bërë disa foto para takimit ku shihen krerët më të lartë të partisë; Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Muharrem Sfarqa si dhe Ismbet Beqiri.

Do t’ju mbajmë të informuar për këtë takim…