Nis takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me udhëheqës të BE-së, Thaçi thotë se do të kërkojë liberalizimin

E publikuar: 16/02/2020 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur në Bruksel takimi mes liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësve të rinj të Bashkimit Evropian, ka njoftuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që ka thënë se do të kërkojë liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e ri të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimin e BE-së, përmes anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim do të kërkoj edhe njëherë që BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

19:31
Takim në Bruksel, Thaçi pjesë e darkës joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidenti Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në një darkë joformale në Bruksel, e të cilën për liderët e Ballkanit Perëndimorë e ka organizuar kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Krahas liderëve në Ballkanit Perëndimor, në këtë darkë do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, në cilësinë e shtetit kryesues të Këshillit të Evropës.

Para takimit, Mishel ka thënë se kjo mbledhje një dinamizim të raporteve dhe kontakteve të nivelit më të lartë me partnerët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se pret një takim më të ngushtë në të ardhmen dhe reformat në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe përafrim me BE-në, raporton KTV.