Nis ndërtimi i xhamisë qendrore në Prishtinë

E publikuar: 15/07/2020 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur ndërtimi i xhamisë qendrore në Prishtinë, gurthemeli i së cilës u vu para tetë viteve.

Për të parë nga afër nisjen e punimeve, ka dal edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili uroi gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie.

“Më lejoni që nga këtu t’iu uroj fillimin e ndërtimit të xhamisë qendrore në Prishtinë. E lusim Zotin që të na fal shëndet dhe mirëqenie që në një kohë sa më t shkurt të përfundojnë punimet në ndërtimin e kësaj xhamie”, tha Tërnava.

Myftiu u shpreh tejet i lumtur që sot pa, për së afërmi fillimin e punëve tashmë në këtë vend të shenjtë, teksa falënderojë të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës.  /insajderi/