Nis mbledhja e Kryesisë për caktimin e mandatarit të LDK-së

E publikuar: 26/08/2019 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për caktimin e kandidatit për Kryeministër të Kosovës.

Klan Kosova mëson se kësaj radhe është parë duke hyrë në sallë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Kujtojmë se një mbledhje e tillë u mbajt edhe të shtunën, por përfundoi pa rezultate për shkak se nuk ishin prezent Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohet edhe për një koalicion të mundshëm parazgjedhor midis këtij subjekti politik dhe Lëvizjes Vetëvendosje.