Nintendo ka shitur 10 milion konsola Switch

E publikuar: 12/12/2017 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nintendo tha se ka shitur 10 milion njësi të konsolës Switch në mbarë botën. Ky lajm erdhi 10 muaj pasi gjigandi Japonez i lojërave lançoi konsolën për konsumatorët në mbarë botën.

Kompania gjithashtu mësohet të ketë thënë se Switch ka rritur shitjet e kompanisë me 175% në gjashtë muaj.

Nintendo raportoi 3.29 miliard dollar shitje krahasuar me 1.2 miliard dollar vitin e kaluar ndërsa fitimet u rritën nga 337 milion në 464 milion dollar.

Nintendo kishte shitur vetëm 4.7 milion konsola deri në Qershor, një shifër e cila shkoi deri në 7.63 milion në Shtator.

Kompania shënon një rritje me 2.3 milion njësi të shitura çdo tre muaj. Megjithatë Nintendo ishte shprehur se synon të shesë 14 milion njësi Switch deri në Mars të vitit të ardhshëm.

Vitin e kaluar Nintendo tha se Nintendo Switch është konsola me shitjet më të shpejta në historinë e kompanisë.

Konsola ngjan me një tablet dhe me të mund të luhet jo vetëm në lëvizje por edhe nga televizori. /PCWorld Albanian