Nga gëzimi i madh te goli i Lozanos, meksikanët shkaktojnë tërmet në kryeqytetin e tyre

E publikuar: 17/06/2018 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Gjermanisë e filloi me humbje Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Kampionët aktual e mposhtën me rezultat 0-1, ndërsa golin e vetëm e shënoi Hirving Lozano në minutën e 35-të.

Në momentin e golin në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, është regjistruar një tërmet i vogël.

Kjo ka ardhur si pasoj e gëzimit të madh nga qytetarët meksikanë.

“Një tërmet është ndier në Mexico City dhe ai filloi artificialisht. Ndoshta kjo nga hedhja masive e njerëzve në momentin e golit të skuadrës kombëtare në Kampionatin Botëror”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga SIMMSA (rrjet monitorimi për dridhje të tokës).

Meksikanët janë të njohur si përkrahës së mëdhenj të kombëtares, ata kanë udhëtuar në një numër të madh në Rusi për të përkrahur skuadrën e tyre nga afër.

Fitorja ndaj Gjermanisë është mundësi e mirë që ata tani të kalojnë Grupin F.

Ndeshja e tyre e ardhshme është ndaj Koresë së Jugut, ndërsa e fundit ndaj Suedisë. /Telegrafi/