Neymar provon të laujë golf

E publikuar: 28/07/2016 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar në Rio 2016 do të provojë të fitojë medaljen e parë të artë për Brazilin në futboll në një Olimpiadë, por në pritje të fillimit të kompeticionit ylli i Selesaos po përpiqet të  qetësohet disi dhe gjithashtu falë dhe sponsorëve të tij të promovojë dhe disa prej sporteve të Oimpiadës që zhvillohet në vendin e tij.

Së fundmi braziliani për herë të parë ka provuar të luajë dhe golf, që është një sport i cili është përfshirë për herë të parë në listën e sporteve të Lojrave Olimpike.Fillimisht ylli i futbollit ka patur jo pak vështirësi në goditje por dhe me ndihmën e instruktores së tij ka mundur të dërgojë topin në gropë.