Neymar, Messit: S’ta harroj kurrë në jetë! (Video)

E publikuar: 08/05/2015 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar duket të jetë shumë mirënjohës ndaj Lionel Messit. Superylli brazilian ka thënë se në mesin e shumë gjërave që do ti mbajë në mend, do të jetë edhe gjesti i Messit në ndeshjen ndaj Cordobas.

“Në pjesën tjetër të jetës time gjithmonë do të mbajë mend gjestin e Messit. Ai është futbollisti më i mirë në botë, i duhej goli për het trik, i duhej goli për Pichichi dhe më tha që unë ta godas penalltinë. Unë e falënderoj shumë për gjestin e tij të madh, dhe për të gjithë çfarë ai bën për ne” ka thënë Neymar.