Neymar me letër emocionuese për Barcelonën (Video)

E publikuar: 03/08/2017 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi brazilian në letrën e tij përmend krejt rrugëtimin e tij në fanellën blaugrana, duke falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan dhe theksuar se i mban në zemër.

Neymar i është drejtuar me një letër të gjithë blaugranave, tifozëve, zyrtarëve dhe bashkëlojtarëve të tij të derisotëm.

Braziliani, që sot u bë lojtari më i shtrenjtë në histori, në të thotë se nuk ka qenë aspak i lehtë vendimi për të lënë Barcelonën.

Ai në letrën e tij thekson se jeta e sportistit është e imponuar, duhet marrë vendime, teksa të qenit pjesë e Barcelonës, është realizim i ëndrrës për të.

Tutje ai ka kujtuar ndarjen e dhomës së zhveshjes me lojtar si Messi, Valdes, Xavi e Puyol, teksa shton se Barcelona është një komb që përfaqëson Kataluninë.

Në mes të kësaj letre, nuk harron ta cek se Lionel Messi është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, më i miri i historisë dhe i papërsëritshëm në këtë sport.